Ajzeraj i pandalshëm me driblime kundër Plzen, këto ishin statistikat e tij mbresëlënëse

Almir Ajzeraj ishte në formë të lartë në ndeshjen e mbrëmshme. Futbollikosovar.net në vazhdim jua sjell statistikat e paraqitjes së tij.

Ishte ndryshimi i vetëm që bëri në përbërjen zyrtare Vavalis për dallim nga ndeshja e parë. Zgjedhje plotësisht e përligjur doli ajo nga trajneri grek për atë se çfarë tregoi fusha e blertë.

Shpërthyes, dinamik dhe mjaft kërcënues shpeshherë edhe për mbrojtjen kundërshtare. Ishte ky Ajzeraj në një paraqitje të cilën nuk do ta harrojë për një kohë të gjatë. Nuk pati barrierë emocionale apo të tjera që mund ta ndalnin atë, pavarësisht faktit që vinte nga një 24 orësh i vështirë, meqë kishte pasur edhe dhimbje në familje.

Lexo edhe:  Më interesant se kurrë më parë, kështu qëndron renditja tabelare në Superligë pas xhiros së 23

Fokusi i tij në fushë ishte i 100% dhe ai ishte plot shkëlqim. Driblimet ishin vullkanike nga ai. Plzen nuk gjeti assesi mënyrën për ta ndalur siç e dëshmojnë edhe statistikat që Futbollikosovar.net jua sjell më poshtë.

Almir Ajzeraj kundër Plzenit:

Goditjet në kornizë të portës: 1/1

Pasimet kyçe: 1

Driblimet e sakta: 8/9 (89%)

Duelet e fituara: 29/13 (45%)

Aksionet e ndërprera: 9