Asist dhe gol, Arbnor Muja “shpërthen” në Belgjikë

Arbnor Muja ka dhuruar sonte spektakël në Belgjikë.

Anësori kosovar hyri nga banka rezervë për të asistuar dhe shënuar në fitoren e Antwerp kundër Westerlo, me rezultat 3-0, shkruan Futbollikosovar.net

Fillimisht, Muja bëri një asistim fantastik në minutën e 68-të, për golin e dytë të epërsisë.

FootColic ⚽️ on X: “Goal! | Jelle Bataille | KVC Westerlo 0-2 Royal Antwerp 🇧🇪 https://t.co/3gSUoPm1wV” / X (twitter.com)

Ndërsa, pak minuta para përfundimit të takimit, realizoi në portën e zbrazur golin që vulosi fitoren e mysafirëve.

FootColic ⚽️ on X: “Goal! | Arbnor Muja | KVC Westerlo 0-3 Royal Antwerp 🇧🇪 https://t.co/oSZIbrQtCu” / X (twitter.com)

Ky është goli i dytë personal këtë sezon në elitën e futbollit belg për futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë.