Ballkani fiton me spektakël në Belfast, kualifikohet në rrethin e tretë të Conference League

Ballkani ka arritur ta sigurojë kualifikimin në rrethin e tretë të Conference League, pasi edhe si mysafir mposhti Larne, kësaj radhe me rezultat 4-1 (7-1 rezultati i përgjithshëm).

Shkoi gjithçka mbarë për kampionët në fuqi në mbrëmjen e sotme për therandasit, përveç lëndimit që pësoi Emërllahu në minutën e 17’. Vendin e tij më pas e zuri Rrahmani, që nga Daja fillimisht ishte lënë në bankën rezervë.

Kështu filloi spektakli i golave. Në minutën e 27’ Gripshi hapi serinë e golave. I njëjti protagonist në minutën e 36’ dyfishoi rezultatin për ekipin kosovar.

Albion Rrahmani në minutën e 46’ realizoi golin e fundit me Ballkanin, pasi gjatë kësaj fundjave do ta kompletojë transferimin te Rapid Bukureshti. Kështu të besuarit e trajnerit Daja shumë shpejt arritën ta vendosin ndeshjen në binarët e duhura.

Lexo edhe:  Drita, favorite e fortë në letër përballë Llapit

Për vendësit golin e nderit e shënoi Bonis në minutën e 59’. Ndërkaq në minutën e 66’ ishte Kryeziu ai që i dha vulë fitores së thellë të Ballkanit, duke realizuar për 4-1.

Falë rezultatit të përgjithshëm 7-1, Ballkani siguroi kalimin në rrethin e tretë kualifikues në Conference League, kur do të ndeshet kundër Lincoln. Edhe në këtë sfidë kampionët kosovarë llogaritën si favoritë për ta kapërcyer me sukses kundërshtarin në fjalë.