Ballkani një hap afër kualifikimit, këto janë formacionet e ndeshjes Larne – Ballkani

Ballkani sonte në Belfast kërkon që ta vulosë kalimin në rrethin e tretë kualifikues të Conference League.

Përparësinë e fitores bindëse 3-0 në “Fadil Vokrri”, therandasit do të kërkojnë që ta kapitalizojnë sot në Irlandën Veriore, ku do të kenë përballë Larnen.

Në formacionin zyrtar të publikuar vihet re që Rrahmani është lënë në stol. Ky vendim vjen pak orë pasi është definuar çdo detaj rreth transferimit të tij për 600.000 deri në 700.000 euro te Rapid Bukureshti.

Kujtojmë se ndeshja sonte nis prej orës 20:30, kurse më poshtë mund t’i shihni XI-shjet e para.

Lexo edhe:  Skenat pas ndeshjes Llapi - Ballkani, dënohen të dyja skuadrat / portokallinjtë do të paguajnë dëmin e ulëseve