Besiana mposht Podujevën, siguron inkuadrimin në Ligën e Dytë të Kosovës

Ndeshja e barazhit e luajtur në “Zahir Pajaziti” i takoi Besianës.

Plot gjashtë gola u shënuan, por në fund Besiana ishte skuadra më efikase dhe ajo që ia doli ta arrijë objektivin që ia kishin caktuar vetes: inkuadrimin në Ligën e Dytë të Kosovës.

Kësisoj, falë fitores me rezultat 4-2, një gjë të tillë u arrit dhe nga edicioni i ardhshëm do të luajë në një rëng më të lartë të garave.

Llapi bëri gjithçka gati që të ishte nikoqire e kësaj “finaleje” të rëndësishme, pasi ua mundësoi ekipeve zhvillimin e ndeshjes në folenë e vet, në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Lexo edhe:  KEK-u nuk gabon, rezultatet dhe tabela në Ligën e Dytë