Bordeaux e kërkon Krasniqin, Cluj ia kërkon një milion shtesë

Bordeaux tashmë është vënë në gjurmët e Ermal Krasniqit.

Disa skuadra janë të interesuara për sulmuesin anësor kosovar, në mesin e tyre edhe skuadra franceze që është pjesë e ligës së dytë franceze, Bordeaux.

Deri tani sipas asaj që raportojnë mediet rumune, oferta e tyre nuk ka qenë bindëse për drejtuesit e klubit të Clujit. Sipas tyre 2 milionë euro nuk mjaftojnë për t’u privuar nga shërbimet e kosovarit.

Kësisoj, ata kërkojnë të paktën edhe 1 milion euro që të shtohet në shifrën e tërësishme të shpenzimit për kartonin e ish-sulmuesit të Ballkanit.

Lexo edhe:  PAMJE: I mrekullueshëm Ermal Krasniqi, shënon me thembër golin e radhës