Buruk: E duam dhe e pëlqejmë Rashicën, situata për momentin është e paqartë

Trajneri i Galatasarayt, Okan Buruk, ka folur rreth të ardhmes së Milot Rashicës.

Sulmuesi kosovar për momentin po vijon të jetë pjesë e Norwichit, anipse dëshira e tij për t’u rikthyer në Stamboll nuk është aspak e fshehtë, por gjë që dihet.

Në lidhje me këtë çështje u pyet trajneri i skuadrës kampione turke, i cili edhe një herë konfirmoi respektin që ka për të.

“Kemi mendjen edhe te transferimet. Rashica është një lojtar që e duam dhe e pëlqejmë. Nëse do të ekzistojnë kushtet e favorshme, mendojmë që do të jetë pjesë e skuadrës, por për momentin nuk ka një situatë të qartë. Kemi lojtarë të fortë në sulm. Jemi një skuadër ku mbrojtje fillon nga sulmi dhe do të vazhdojmë kështu”, tha ai.

Këtë deklaratë trajneri turk e bëri pas ndeshjes së kthimit që Galatasaray e fitoi 1-0 kundër Zalgiris duke kaluar kështu në rrethin e tretë të Conference League.