Caktohet data e zhvillimit të finales së Kupës për vajza

FFK ka marrë vendimin se kur do të zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës mes EP Hajvalisë dhe Mitrovicës.

Dy skuadrat më të mira në nivelin e futbollit të vajzave në vend, EP Hajvalia dhe Mitrovica, nuk po garojnë vetëm në kampionat për trofeun e Superligës, por edhe për ta luftuar trofeun e Kupës së Kosovës, shkruan Futbollikosovar.net.

Këto të dy skuadra do të ballafaqohen ndaj njëra-tjetres qysh javën e ardhshme. FFK ka marrë vendim se data e zhvillimit të finales do të jetë më 17 maj. Stadiumi “Fadil Vokrri” me fillim në ora 17:00 do të jetë nikoqir i finales.

Transmetuesi zyrtar i kësaj ndeshje do të jetë Radio Televizioni i Kosovës. Rrugëtimin drejt finales të dy skuadrat e patën të lehtë. EP Hajvalia mposhti 4-1 Dukagjinin, kurse Mitrovica edhe më bindshëm 16 qershorin: 7-1.

Lexo edhe:  Reagon EP Hajvalia: Nuk kemi bërë kurdisje ndeshjesh, do të bëjmë padi për shpifje