Daja respekton Lincolnin: Gjasat janë 50/50, nuk jemi favoritë

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Lincoln Red Imps.

Sipas teknikut nga Shqipëria, suharekasit nuk janë favoritë në këtë takim, shkruan futbollikosovar.net.

Ai ka potencuar se do ta respektojnë maksimalisht skuadrën nga Gjibraltari.

“Mendimi im është 50/50 sepse kemi pasur tri ditë kohë për ta përgatitur ndeshjen, ndërsa kundërshtari ka pasur tri javë kohë. Turin e dytë nuk ka luajtur si duket me problemet e shortit”.

“Ata kanë pasur tri javë kohë dhe ne kemi pasur tri ditë kohë. Prandaj, them që nuk është favorit as Ballkani e as kundërshtari. Gjasat janë 50/50. Kështu, do të futemi në fushë, duke e respektuar maksimalisht si një kundërshtar të turit të tretë të Ligës së Konferencës”, ka thënë Daja.

Lexo edhe:  Ballkani fiton në një tjetër miqësore, Korenica i vetmi golashënues

Ndeshja mes Ballkanit dhe Lincoln do të zhvillohet të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:00.