Dinamo fiton dramën kundër KEK-ut, inkuadrohet në Ligën e Parë të Kosovës

Dinamo ia doli që ta mposhtë 3-1 KEK-un për ta siguruar kështu inkuadrimin në Ligën e Parë.

Në prani të mijëra shikuesve në stadiumin e qytetit të Ferizajt, u zhvillua finalja e madhe e edicionit të Ligës së Dytë, aty ku Dinamo ishte nikoqir i KEK-ut, shkruan Futbollikosovar.net.

Pas një ndeshje shumë të luftuar në pjesën e parë, gjithçka përfundoi në baraspeshë 1-1. Më pas, në pjesën e dytë vendësit ishin më konkretë dhe – si rrjedhojë – arritën që t’i ndëshkojnë “Elektricistët” duke u shënuar edhe dy gola tjera, për rezultatin përfundimtar 3-1.

Pas kësaj fitore me shumë peshë, Dinamo festoi edhe inkuadrimin në Ligën e Parë të Kosovës, pasi parakaloi në renditjen tabelore KEK-un, që deri këtë xhiro mbante vendin e parë.

Lexo edhe:  Ndalet kryesuesi i Ligës së Dytë - Rilindja me pikë të madhe ndaj Dinamos