Dukagjini deklasohet nga Rijeka, eliminohet në rrethin e dytë të Conference League

Rijeka ka arritur të fitojë me rezultat bindës 6-1 kundër Dukagjinit (7-1 rezultati i përgjithshëm), gjë që bëri që klinasit t’i japin fund aventurës në Conference League.

E lartë ishte sasia e golave që pranuan në ndeshjen e kthimit. Gjithçka nisi keq për skuadrën kosovare në qytetin verior kroat. Në minutën e 27’ Pasalic zhbllokoi rezultatin në 1-0 (VIDEO). Dyfishimi i epërsisë erdhi në minutën e 39’ me Ivanovic (VIDEO).

Zulfiji në minutën e 42’ përmes një goditje të bukur arriti ta ngushtojë rezultatin. Kundërpërgjigja e vendësve erdhi pas pak minutash (VIDEO). Në minutën e 45+3’ Ivanovic thelloi sërish epërsinë (VIDEO).

Në pjesën e dytë nuk ndryshoi shumëçka. Në minutën e 64’ ishte Goda ai që thelloi akoma më shumë epërsinë në 4-1 (VIDEO). Golat nuk u ndalën. Bë minutën e 81’ golin e pestë dhe të fundit e realizoi Djouahra.

Kurse krejt në fund, golin e deklasimit të vërtetë sa i përket humbjes, Dukagjini e pranoi në minutën 90+2′ nga Ivanovic.

Lexo edhe:  Këtu mund t'i ndiqni ndeshjet e ditës në elitën kosovare...

Franjo Ivanović with his first hat-trick for Rijeka and first hat-trick of the season.

6-1 in this game, 7-1 on aggregate.

Liber with a lovely touch and an unselfish play to let Ivanović get his 3rd.

He is only 19 years old. 🚨pic.twitter.com/L48UOFrBoW
— 🇭🇷 (@TheCroatianLad) August 3, 2023

Me kaq Dukagjini i dha fund aventurës evropiane në Conference League.