“E dimë që kundërshtari është i fortë jashtë fushe” – KFF Mitrovica akuzon Hajvalinë për “dallavare” në prag të finales

Me datën 17 të këtij muaji, zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës te femrat.

Aty ndeshen KFF Mitrovica e KFF EP Hajvalia, me të dyja skuadrat që tentojnë triumfin në garën e dytë për nga rëndësia në futbollin tonë të vajzave, përcjell Futbollikosovar.net.

Megjithatë, dy ditë para ndeshjes, KFF Mitrovica ka hedhur akuza në drejtim të kundërshtarit, duke thënë se është shumë i fortë jashtë fushe.

Këtu e akuzon për dallavere, ku siç thanë në njoftim, po mundohen t’i “godasin” pabesisht.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë:

Lexo edhe:  Caktohet data e zhvillimit të finales së Kupës për vajza