Ermal Krasniqi “vërshohet” nga ofertat, presidenti i CFR Cluj zbulon detaje interesante

Anësori kosovar, Ermal Krasniqi me shumë mundësi do të largohet këtë verë nga CFR Cluj.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i skuadrës rumune, Nelu Varga, përcjell Futbollikosovar.net.

Në një intervistë të fundit, Varga ka zbuluar se klubi ka marrë tre oferta nga jashtë vendit për Krasniqin.

“Kemi tre oferta për Krasniqin për momentin. Një nga Franca, një tjetër nga Gjermania dhe një tjetër nga Italia. 99% do të largohet për një shumë mbi 5 milionë euro. Negociatat janë avancuar, ai është një futbollist shumë i mirë,” tha pronari i CFR Cluj për iAMsport.ro.

Më herët, mediat në Rumani kishin raportuar se një nga skuadrat e interesuara për 24-vjeçarin është Bordeaux.

Lexo edhe:  PAMJE: Ermal Krasniqi me gol drithërues dridhi portën e kundërshtarit – rumunët të mahnitur pas tij

Ermal Krasniqi u transferua nga Ballkani te CFR Cluj në janar të këtij viti, për shumën e 300 mijë eurove.

Ai ka treguar paraqitje të shkëlqyeshme, duke zhvilluar 30 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.