Ferizaj bën lëvizjen e radhës, huazon Shabanin

Arlind Shabani ka kaluar në formë huazimi te Ferizaj.

Mesfushori i ri ka vendosur që në sezonin e ri të luajë nën drejtimin e Ismet Munishit. Ish-mesfushori i Prishtinës sot edhe zyrtarisht u bë pjesë e skuadrës ferizajase, shkruan Futbollikosovar.net.

Në njoftimin e publikuar nga Ferizaj, thuhet se qëllimi i këtij afrimi është që të rikthehet Ferizaj në Superligë. Kujtojmë se klubi po vazhdon me ndryshime brenda kontingjentit të vet të lojtarëve.

Shabani nuk ka qenë titullar te skuadra kryeqytetase në shumicën e kohës. Mungesa e minutazhit mbase edhe e ka bindur që të bëjë një hap tjetër në karrierë.

Lexo edhe:  Kalendari “armik” i Ferizajt, për një javë dy prej tre ndeshjeve do t’i luajë ndaj skuadrave të mëdha