Ferizaj – Liria, ja kur do të zhvillohet ndeshja e barazhit

Skuadra e Ferizajt e ka siguruar sot barazhin e Superligës së Kosovës.

Ferizaj triumfoi sot me rezultat 2 me 1 ndaj Dukagjnit, në një ndeshje shumë të komentuar, shkruan Futbollikosovar.net.

Liria do të jetë kundërshtari i ekipit të drejtuar nga Panadic në ndeshjen e barazhit, me takimin që do të zhvillohet të dielën e ardhshme me fillim nga ora 15:00.

Kjo sfidë shumë e rëndësishme do të zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.

/Futbollikosovar.net/