Gati për Kosovën, këto ishin statistikat e Muriqit kundër Vallecanos

Vedat Muriqi e mbylli në ditën e sotme një sezon që ishte mbase edhe më i miri në karrierën e tij. Me fanellën e Mallorcas edhe sot arriti që të realizojë gol në La Liga, duke tundur portën e Vallecanos.

Sulmuesi i kombëtares dardane ishte protagonisti kryesor i skuadrës ishullore spanjolle në edicionin e sivjetëm të La Liga, shkruan Futbollikosovar.net.

Me 15 gola të realizuar në kampionat dhe 3 asiste, ai ka thyer rekorde me Mallorcan dhe ka qenë një lojtar që ka ndihmuar shumë edhe me angazhimin e tij të vetmohueshëm në fushë.

Sot, njësoj ishte në paraqitjen e tij kundër Vallecanos, të cilën Mallorca e fitoi 3-0, ku realizoi edhe një gol. Ai sot luajti 77 minuta. Pati 1 goditje në portë, 36 herë pati prekje të topit, me një saktësi të pasimeve prej 66.7%. Gjithashtu ai pati 5 nga 11 duele të fituara.

Lexo edhe:  Muriqi: Kundër Rumanisë vetëm 3 pikë, çdo rezultat tjetër shkakton dhimbje

Tani Muriqi do të udhëtojë drejt Kosovës për t’iu bashkuar grumbullimit të dardanëve, kur më 16 qershor në “Fadil Vokrri” Kosova do të luajë kundër Rumanisë dhe më 19 qershor në Budapest do të luajë kundër Bjellorusisë, për ndeshjet kualifikuese që vlejnë biletën për Euro 2024.