Gjithçka gati për ndeshjen e sezonit në Ligën e Dytë, Dinamo – Keku

Sot me fillim nga ora 15:00, zhvillohet ndeshja kryesore e këtij edicionit në Ligën e Dytë, Dinamo – Keku.

“Elektricistët” aktualisht udhëheqin renditjen tabelare me 76 pikë, tri më tepër se ferizajasit, të cilëve u duhet vetëm fitorja për të barazuar Kekun e për të pasur bilanc më të mirë, një xhiro para fundit, përcjell Futbollikosovar.net.

Për nikoqirët është i rëndësishëm fakti që xhiron e fundit i shkojnë Besës që tashmë ka rënë në Ligën e Tretë, ku edhe llogariten favoritë.

Skuadra nga “Agron Rama” ndërkaq, u ka bërë thirrje tifozëve që të shkojnë sa më shumë në numër, pasi mbështetja futbollistëve u duhet më shumë se kurrë.

Ne do t’ju raportojmë në kohë reale për këtë sfidë, ndërsa kujtojmë faktin se Genc Nuza, bashkë me Fatlum Berishën e Bujar Selimajn do të jenë gjyqtarë të takimit.

Lexo edhe:  Nga një penallti e kërkuar për KEK-un, te goli i tretë i Dinamos: Ja çfarë ndodhi sot në fund! (VIDEO)