Hajvalia kampione e Kosovës, gjunjëzon Mitrovicën në përballjen direkte

Hajvalia e ka mposhtur me rezultat të pastër Mitrovicën, 3-1, duke fituar kështu titullin e radhës në Superligën e vajzave.

Kishte disa xhiro që të dy skuadrat kishin pikët e njëjta në renditjen tabelore. Për t’i vënë fund dramës, pikërisht në xhiron e fundit të kampionatit këto dy skuadra u desh që të sfidoheshin ndaj njëra-tjetrës, për ta vulosur kështu çështjen e titullti, shkruan Futbollikosovar.net.

Në një mot me shi, i cili në një rast edhe e ndërpreu përkohësisht ndeshjen, futbollistet e Hajvalisë ishin më efikase në fushë dhe me meritë ia dolën ta fitojnë trilerin kundër Mitrovicës me rezultat 3-1. Goli i qetësisë erdhi tek në fund. Duhet thënë se Mitrovica ishte skuadra e parë që kaloi në epërsi, por më pas u përmbys në rezultat.

Lexo edhe:  Kupa e Kosovës shkon në Mitrovicë, KFF Mitrovica triumfon kundër EP Hajvalisë

Pasi Mitrovica e fitoi Kupën e Kosovës, Hajvalia shumë shpejt arriti kështu që të kundërpërgjigjet dhe që ta fitojë titullin kampion.