Ilir Blakçori nuk u zgjodh rastësisht “Ylli i Javës”, shikoni statistikat e mahnitshme ndaj Fushë Kosovës

Ilir Blakçori vazhdoi edhe në xhiron e tretë të Superligës së Kosovës të tregojë paraqitje të shkëlqyeshme. Jo rastësisht u zgjodh edhe “Ylli i Javës” nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Mbrojtësi i majtë i Llapit shënoi gol të bukur në fitoren kundër Fushë Kosovës me rezultat 1-2, shkruan Futbollikosovar.net.

Mirëpo, nuk ishte vetëm goli kontributi i Blakçorit në këtë takim. Ai ishte i rëndësishëm edhe në fazën defensive.

Ish-futbollisti i Dritës ndërpreu hiç më pak se gjashtë aksione të kundërshtarve, duke treguar sukses të jashtëzakonshëm në këtë statistikë.

Gjithashtu, regjistroi edhe një numër të lartë të pasimeve, plotë 31. Teksa, ishte i saktë në 22 raste.

Ilir Blakçori e ka filluar për mrekulli edicionin e ri me skuadrën e Llapit, duke realizuar dy gola në tre ndeshje.

Lexo edhe:  Blakçori i padukshëm kundër Trepçës ’89, statistikat tregojnë se bëri paraqitje “horror”

Ju lëmë më poshtë me statistikat kryesore të tij:

Aksionet e suksesshme: 29/55 53%

Goditjet në kuadrat: 1/1 100%

Pasimet e sakta: 22/31 71%

Driblimet e sakta: 3/4 75%

Duelet e fituara 5/15 33%

Duelet e fituara defanzive: 0/4 0%

Duelet e fituara ajrore: 1/3 33%

Duelet e fituara ofanzive: 3/6 50%

Ndërprerjet e aksioneve: 6

I penguar me ndërhyrje të parregullt: 0 (herë)