Inicime disiplinore ndaj zyrtarëve të Ballkanit dhe A&N, vendimet e Komisionit të Garave

Komisioni i Garave pranë FFK-së me të mbajtur mbledhjen e rregullt javore doli me përfundimet e veta për ndeshjet që u zhvilluan në të gjitha rëngjet e futbollit vendor.

Ishte një javë jo shumë polemizuese nëse iu referohemi ndeshjeve të shtunës dhe dielës që lëmë pas. Për këtë shkak edhe të gjitha ndeshjet u regjistruan me rezultatet e arritura nga Komisioni i Garave, pasi nuk u vërtetua asnjë shkelje.

Megjithatë, ishin vetëm dy raste që përbënë material të mjaftueshëm për komisionin në fjalë që të nisë procedurë disiplinore. Fjala është për zyrtarë të Ballkanit dhe A&N.

Më poshtë mund t’i lexoni arsyetimet e Komisionit të Garave:

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 35-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjet e xhiros së 27-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2022/2023, me rezultatet e arritura në fushë.

Lexo edhe:  Ballkani - Prishtina, me 2 dhjetor

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:

Ndaj: Mjekut të FC ”Ballkani” Hadi Hasanaj nr ID 024399M87.MOTIVI: Në minutën 87, gjatë festimit të golit fyen dhe ofendon gjyqtarin kryesor të ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ballkani-Ferizaj.

Ndaj: Përfaqësuesit zyrtar të KF ”A & N ” , Eron Sylejmani nr ID.026275M01. Motivi: Në minutën 87, konfrontohet me përfaqësuesin zyrtar të ekipit mysafir në mënyrë violente, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes A&N-Feronikeli 74 .

Lexo edhe:  Batatinës në “Zahir Pajaziti” i kanë nxjerrë pikë të gjitha skuadrat e fundit të tabelës

Këshilla juridike:

Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në vendimet të

Komisioni Disiplinori FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.