Ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Rumanisë “çmendet” pas Rrahmanit: Nuk e di kush e solli, por ka bërë mirë

Ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Rumanisë, Dumitru Dragomir ka mbetur i impresionuar me paraqitjet e Albion Rrahmanit në elitën e futbollit rumun.

Sulmuesi kosovar shkëlqeu edhe mbrëmë në derbin e Rapid Bukureshtit kundër Dinamo Bukureshtit, shkruan Futbollikosovar.net.

Ai realizoi dy gola në fitoren me rezultat 4-0, duke vërtetuar edhe njëherë tjetër formën e mirë që po kalon.

Sipas Dumitru Dragomir, Rrahmani posedon shumë gjëra që e kompletojnë një sulmues.

“Rrahmani ka cilësitë e një sulmuesi. Ai bën goditje të mira, godet bukur topin. Shfaqet në kohën e duhur, ai është një lojtar i mirë. Nuk e di kush e ka sjellë në Rapid, por ka vepruar mirë,” tha ai në GSP Live.

Lexo edhe:  Rrahmani: Jemi akoma më të mirë sesa në vitin e kaluar

Ish-sulmuesi i Ballkanit ka marrë lëvdata edhe nga trajneri Cristiano Bergodi dhe bashkëlojtarët e tij.

Krejt kjo pas katër golave që ka shënuar në dy ndeshjet e para në kampionatin rumun.