Ishte mjeshtëror kundër Plzenit, këto ishin statistikat e Jasharit

Muharrem Jashari bëri një tjetër paraqitje të madhe në ndeshjet evropiane gjatë javës që po lëmë pas. Futbollikosovar.net në vazhdim jua sjell statistikat e tij kundër Plzenit.

Njëri prej lojtarëve liderë të Dritës padyshim se është Jashari. Ai ka qenë i tillë edhe në një ndeshje të rëndësisë së veçantë për skuadrën siç ishte ajo kundër Plzenit në “Doosan Arena”.

Mesfushori mitrovicas luftoi për çdo top dhe sakrifikoi gjatë tërë kohës sa ishte në mesfushë. Përveç kësaj, e furnizoi edhe me një asist të bukur Dabiqajn, por ky i fundit e shpërdoroi një mundësi të artë para portës, duke dërguar topin jashtë rrjetës.

Disa nga statistikat kryesore të Muharrem Jasharit:

Lexo edhe:  Sot tri skuadra kosovare synojnë kalimin në rrethin e tretë kualifikues të Conference League

Aksionet e suksesshme: 44%
Goditjet në kornizë të portës: 0
Driblimet e sakta: 100%
Duelet e fituara: 71% (17 nga 24)
Ndërprerjet e aksioneve: 4
Pasimet kyçe: 1