Islami i papërmbajtshëm ndaj Malishevës, këto ishin statistikat e tij

Një nga futbollistët më të mirë në fushë në ndeshjen mes Prishtinës dhe Malishevës ishte mesfushori, Drilon Islami.

23-vjeçari shënoi golin e dytë për kryeqytetasit në fitoren me rezultat 3-1, ndërsa mbuloi për mrekulli edhe fazën e mesfushës, shkruan Futbollikosovar.net.

Saktësia e pasimeve nga ana e tij ishte në nivelin e duhur. Ai ka bërë 35 pasime dhe vetëm në pesë tentime ka gabuar.

Edhe duelet ishin një nga “armët” e forta të Islamit në sfidën ndaj Malishevës, duke triumfuar 18 herë nga 27 raste.

Ish-futbollisti i Ferizajt gjithashtu ndërpreu tre aksione të skuadrës së udhëhequr nga trajneri Senad Alirifa.

Prurja e Prishtinës në këtë afat kalimtar të verës nga tre ndeshjet e para, po rezulton një transferim i suksesshëm për bardhekaltrit.

Lexo edhe:  Zëvendësi i Sokolit fyu gjyqtarin, dënohet nga Komisioni Disiplinor

Ju lëmë më poshtë me statistikat kryesore të tij:

Aksionet e suksesshme: 49/70 70%

Goditjet në kuadrat: 1/1 100%

Pasimet e sakta: 30/35 86%

Dribliemt e sakta: 1/3 33%

Duelet e fituara: 18/2767%

Duelet e fituara defanzive: 9/8 89%

Duelet e fituara ajrore: 1/2 50%

Duelet e fituara ofanzive: 4/9 44%

Ndërprerjet e aksioneve: 3

I penguar me ndërhyrje të parregullta: 2 (herë)