Istogu me “revolucion”, konfirmon divorcin me 5 futbollistë

Një revolucion i vërtetë pritet të ndodhë në “Demush Mavraj”.

“Troftat” nuk ia dolën të sigurojnë pozitën e dytë, pozitë kjo që do t’u garantonte barazhin, andaj qysh tani kanë filluar përgatitjet për sezonin pasardhës, përcjell Futbollikosovar.net.

Përmes një postimi në “Facebook”, dukagjinasit konfirmuan largimin e: Bleron Tolajt, Ardi Krasniqit, Blendi Morinës, Bedri Berishës e Driton Gërvallës.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë:

Lexo edhe:  Istogu publikon formacionin zyrtar, Liria në "gjumë" - asnjë postim në ditën e ndeshjes