KEK-u falënderon Faruk Statovcin

Faruk Statovci nuk ia doli për pak.

Keku u mposht në ndeshjen ku i mjaftonte edhe barazimi që të inkuadrohej në Ligën e Parë, për të mbetur kështu edhe një tjetër vit në divisionin e tretë të garave, përcjell Futbollikosovar.net.

Përkundër kësaj, “Elektricistët” e falënderuan Statovcin, që mbrëmë në një paraqitje televizive në Kanal10, konfirmoi se nuk do të jetë më trajner i ekipit nga “Agron Rama”.

“Ne si klub e falendërojmë për punën dhe vullnetin e treguar sa ishte pjesë e klubit. Ai ka treguar se është në gjendje të jap gjithçka nga vetja që klubi të siguroj rikthimin në Ligën e Parë. Në shumicën e rasteve ishim të pafat ku gjatë kampionatit kishim mundësi të shumta ta arrinim objektivin para kohe por një gjë të tillë nuk e arritëm duke mos shfrytëzuar mundesitë që kishim falë formës së dobët të kundërshtatëve”, thuhet ndër tjerash në komunikatën që mund ta lexoni më poshtë.

Lexo edhe:  Pak pas emisionit, sulmohet fizikisht Faruk Statovci