Kosova humb mundësinë për të përfunduar e treta në “April Cup”, pëson disfatë nga Malit i Zi

Penalltitë nuk ishin fatjsellëse për Kosovën në futsall, pasi humbi kundër Malit të Zi në turneun “April Cup”, gjegjësisht ndeshjen që u zhvillua për vendin e tretë.

Ndeshja e dytë dhe humbja e dytë brenda 24 orëve. Kosova nuk ia doli që ta gëzojë një fitore as në ditën e sotme në Porec të Kroacisë, ku po zhvillohet turneu “April Cup”, shkruan Futbollikosovar.net.

Në përballjen e sotme për vendin e tretë, Mali i Zi ia doli që të fitojë pas penalltive. Koha e rregullt përfundoi me rezultat 4-4. Golat për Kosovën i realizuan Fejza Kastrati (13’ 32’) dhe Ylli Mazreku (34, 36’).

Ndërsa nga pika e bardhë malazezët u treguan më të saktë. Efikasitet ky që u mundësoi ta mbyllë turneun në pozitën e tretë.

Lexo edhe:  Kosova konfirmon dy ndeshje miqësore për muajin nëntor, të dyjat zhvillohen në Prishtinë