Kosova pëson disfatë nga Sllovenia në gjysmëfinale të turneut “April Cup” në futsall

Kombëtarja e Kosovës ka humbur me rezultat të thellë, 6-1, kundër Sllovenisë në turneun e futsallit “April Cup”.

“Dardanët” nuk arritën të ishin në elementin e duhur në ditën e sotme kur u përballën kundër Sllovenisë. Kombëtarja sllovene arriti të shënojë fitore të merituar dhe të pastër prej 6-1 në gjysnëfinale të turneut “April Cup”, i cili është duke u zhvilluar në qytetin Porec të Kroacisë, shkruan Futbollikosovar.net.

Futbollistët kosovarë do të kenë mundësinë që t’i afirmojnë cilësitë e veta edhe një herë tjetër, pasi do të luajnë për vendin e tretë kundër Turqisë.

Kjo sfidë do të zhvillohet nesër me fillim prej orës 16:00.

Lexo edhe:  Raportohet se Kosova do t'i ketë tetë sulmues në grumbullimin e marsit