Liria në formë fantastike para ndeshjes së barazhit me Ferizajn

Liria dhe Ferizaj do të përballen të dielën në ndeshjen e barazhit.

Prizrenasit kanë siguruar këtë mundësi pas suksesit në ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë ndaj Ulpianës, takim ky që përfundoi me shifrat 3 me 1, shkruan Futbollikosovar.net.

Në anën tjetër, Ferizaj triumfoi në ndeshjen e fundit ndaj Dukagjinit, atje ku edhe mori ‘biletën’ për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.

Tek Liria ka një organizim të jashtëzakonshëm, nga tifogrupi e deri tek drejtuesit e klubit, me synimin e vetëm, ngjiten në nivelin elitar të futbollit kosovar.

Analizuar formën e skudrës së drejtuar nga trajneri Rexhepi, del se kjo skuadër ka 4 fitore dhe një barazim në 5 ndeshjet e fundit, shifrat këto pozitive para kësaj përballje me shumë vlerë.
/Futbollikosovar.net/