Në “Zahir Pajaziti” dje u nderuan tre dëshmorët dhe njëherësh ish-futbollistët e Llapit

Dëshmorët Milazim Berisha, Kujtim Aliu dhe Vllaznim Emini u nderuan nga Llapi me organizimin e një ndeshje mes Veteranëve të Kombëtares së Kosovës dhe Veteranëve të Llapit.

Në praninë e shumë personaliteteve të shquara të trevës së Llapit dhe me praninë e vetë presidentit të FFK-së, Agim Ademi, KF Llapi dhe “Zahir Pajaziti” ishin nikoqirë të një ndeshje të respektuar përkujtimore që u organizua, e që është e përvjetshme, shkruan Futbollikosovar.net.

Qëllimi i ndeshjes së zhvilluar mes Veteranëve të Kombëtares së Kosovës dhe Veteranëve të Llapit ishte nderimi i dëshmorëve Milazim Berisha, Kujtim Aliu dhe Vllaznim Emini, të cilët njëherësh ishin edhe vetë futbollistë të klubit llapjan.

Të pranishmeve me një fjalë rasti u drejtua edhe i pari i FFK-së, Agim Ademi, i cili përshëndeti një organizim të tillë.

Lexo edhe:  Mesazhi i presidentit Ademi para nisjes së edicionit të ri: Futbolli, pasioni që na bashkon

Më poshtë mund ta lexoni edhe shkrimin e publikuar nga z. Ademi në Facebook në lidhje me këtë ngjarje: