Malisheva fitoi, Llapi dominoi: Statistikat nga ndeshja që u zhvillua në “Liman Gegaj”

Malisheva mposhti 3-2 Llapin në xhiron e fundit të kampionatit elitar kosovar. Futbollikosovar.net në vazhdim jua sjellë statistikat nga ky takim.

Ishte ndeshje shumë e luftuar, ku të dy skuadrat e deshën rezultatin pozitiv për vete. Në fund, ngadhënjeu Malisheva, pasi Llapi në sekondat e fundit e humbi penalltinë me Krasniqin për ta barazuar rezultatin.

Nga statistikat e siguruara prej redaksisë sonë, vërehet një dominim i skuadrës së Llapit, anipse tri pikët ngelën në “Liman Gegaj”. Sigurisht, kjo nuk e zhvlerëson aspak fitoren dhe paraqitjen e mirë të bërë nga ekipi i udhëhequr prej Bylbyl Sokolit.

Statistikat e ndeshjes Malisheva 3-2 Llapi

xG: 1.60 2.50

Goditjet në kuadrat: 6-8

Posedimi i topit: 42%-58%

Lexo edhe:  Ballkani favorit, por kjo kuotë “turpëron” Llapin

Pasimet e sakta në total: 246-426

Ndërprerjet e aksioneve: 41-27

Spastrimet: 12-8

Duelet e fituara: 120-135

Duelet e fituara në sulm: 35-37

Duelet e fituara në mbrojtje: 63-58

Duelet e fituara në ajër: 11-9

Driblimet e suksesshme: 14-25