Me një “predhë” iu afrua golit, këto ishin statistikat e Mujës kundër Cercle Brugge

Arbnor Muja u aktivizua në minutën e 54’ në ndeshjen që Antwerp fitoi në shtëpi 1-0 kundër Cercle Brugge.

Kampionët në fuqi të Belgjikës e nisën me fitore edicionin e kampionatit të sivjetëm. Sulmuesi kosovar kësaj radhe nuk ishte në përbërjen startuese, por ai u inkuadrua në pjesë të dytë.

Me inkuadrimin e tij vendësit shtuan rrezikshmërinë me kundërsulmet e shpejta. Në të paktën dy raste Muja iu afrua golit. Sidomos pak minuta para se të mbyllej ndeshja, Muja lëshoi një “predhë” të vërtetë, e cila përfundoi fare pak jashtë portës.

Në tërësi luajti 36 minuta, ku pati 2 goditje jashtë kornizës së portës, 29 prekje të topit, prej të cilave regjistroi 14 pasime (70% të sakta), 1 nga 2 driblime të tentuara të sakta, 2 nga 4 diagonale të sakta, 2 nga 6 të fituara gjithsejt dhe 9 herë humbi posedimin e topit.

Lexo edhe:  EKSKLUZIVE: Arbnor Muja ftohet nga kombëtarja e Kosovës