Në Malishevë më 5 qershor organizohet turneu i respektuar “Ibrahim Mazreku – TORNADO”

Tashmë është bërë e ditur data e organizimit të tradicional “Ibrahim Mazreku – TORNADO” në qytetin e Malishevës.

Futsalli ose ndryshe siç njihet si “futbolli i vogël”, në qytetet dhe vendbanimet e ndryshme akoma gëzon reputacionin e merituar. Masivizimi i tij nuk mungon as në Malishevë.

Një shembull konkret është turneu “Ibrahim Mazreku – TORNADO”, i cili zhvillohet në Malishevë. Edicioni i sivjetëm i tij do të organizohet më 5 qershor, shkruan Futbollikosovar.net.


Rëndësia e tij është e konsiderueshme për vetë natyrën se si dhe përse organizohet. Në radhë të parë ka shtrirje përtej lokalitetit. Pjesëmarrës do të jenë shumë klube shqiptare. Ndërsa qëllimi i këtij turneu është pikërisht nderimi i “Heroit të Kombit” nga vatra e Malishevës, Ibrahim Mazreku – “TORNADO”.

Lexo edhe:  Në kërkim të mbijetesës, dy ndeshjet e mëdha finale që e presin Malishevën

Dëshmorët dhe të rënët për liri meritojnë që të respektohen e nderohen në çdo fushë, përfshirë edhe në organizime. Prandaj pjesëmarrja e çdokujt vetëm se i jep vlerë të shtuar këtij turneu.