Nga një penallti e kërkuar për KEK-un, te goli i tretë i Dinamos: Ja çfarë ndodhi sot në fund! (VIDEO)

Emocione të mëdha shoqëruan fundin e ndeshjes Dinamo – KEK-u, që përcaktoi edhe skuadrën e parë që u inkuadrua në Ligën e Parë, e që ishte Dinamo në këtë rast.

Gjithçka ishte shumë e luftuar deri në çastet e fundit të takimit. Pas një harkimi të gjatë në zonë, kur po zhvilloheshin minutat e fundit, KEK-u kërkoi penallti në favor të vet duke pretenduar se një futbollist ishte penguar në formë të parregullt.

Më pas, siç mund të shihni në linkun ku është video e postuar nga faqja në Facebook – Liga e Dytë e Kosovës – Dinamo përmes kundërsulmit gjeti edhe golin e tretë, duke vulosur gjithçka sa i përket fituesit të takimit.

Lexo edhe:  KEK-u gjithmonë e më lider, bie Lepenci – rezultatet dhe tabela në Ligën e Dytë

Genc Nuza si gjyqtar kryesor i derbit fillimisht anuloi golin, për t’i dhënë rast VAR-it që ta rishikonte rastin. Pasi një gjë e tillë u bë, goli iu regjistru si i rregullt Dinamos dhe shpërtheu festa te publiku vendës.