Nisi seminari katërditor për gjyqtarët, zbulohet agjenda

FFK ka organizuar seminarin e përvjetshëm katërditor me gjyqtarët e futbollit.

Janë 50 gjyqtarë ata që po marrin pjesë në seminarin e sivjetshëm, ku mes tjerash janë edhe 13 anëtarë të Komisionit të Gjyqtarëve.

Në hapjen që u bë sot, kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani, falënderoi instruktorin Alan Snoddy për kontributin e vazhdueshëm që ka bërë në zhvillimin dhe përmirësimin e kuadrove të suksesshme të gjyqtarëve. Suksesi i tyre tani është lehtë i vërejtshëm, pasi javë pas jave po delegohen në ndeshje të ndryshme kualifikuese evropiane.

Në komunikatën publike të shtëpisë kosovare të futbollit ndër të tjera thuhet: “Në seminar do të ligjërohen tema të ndryshme siç janë: Ndryshimet e rregullave, incidentet në zonën e penalltisë, integriteti i zyrtarëve të ndeshjes, menaxhimi i lojës, loja me dorë, VAR-linja e intervenimit etj. Në kuadër të këtij seminari gjyqtarët do t’iu nënshtrohen edhe testeve fizike dhe testimeve të tjera teknike, të cilat do të zhvillohen në stadiumin e KF Rilindja.”