Opoja inkuadrohet në Ligën e Dytë, mposht Deçanin pas penalltive

Barazhi i takon Opojës. Skuadra gjelbër e zi triumfoi kundër Deçanit pas ekzekutimit të penalltive.

Gjithçka ishte e barabartë në kohën e rregullt. 90 minutat përfunduan me rezultat 1-1. Më pas, koha e vazhdimeve vijoi me epilogun e pandryshuar, shkruan Futbollikosovar.net.

Kështu, u desh ekzekutimi i penalltive për ta përcaktuar fituesin. Falë portierit Zekri Alija, Opoja arriti të triumfojë, pasi i njëjti priti dy penallti. Në fund, Opoja iu gëzua triumfit me rezultat të përgjithshëm 4-2 pas penalltive.

Kjo fitore i ndihmoi atyre që të ngjiten në Ligën e Dytë.

Lexo edhe:  U zhvilluan ndeshjet tjera sot, rezultatet dhe tabela në Ligën e Dytë