Prishtina 01 drejt titullit, rezultatet dhe tabela pas xhiros së 16 në Superligën e futsallit

Janë zhvilluar 4 takime interesante që fundjavës që lëmë pas në kategorinë kryesore të futsallit kosovar.

Prishtina 01 nuk po bën gabime. Ajo shënoi fitore dramatike në Mitrovicë duke mposhtur Trepçën 5-6 për t’i siguruar pikët e radha të plota, shkruan Futbollikosovar.net.

Në ndeshjen tjetër Malisheva mposhti 2-1 Prishtinën, në sfidën mes dy ekipeve që gjenden në zonën e mesit të tabelës.

Vjosa u ndal me barazim nga Drenica T. Një barazim që më së shumti i kreu punë skuadrës së Prishtinës 01, që tani është më e qetë si lidere në kampionat.

Krejt në fund, Peja sërish regjistroi një humbje të radhës. Kësaj radhe u mposht si mysafire e Liqenit, duke pësuar disfatë me rezultat deklasues 7-1.

Tabela pas javës së 16-të:

Lexo edhe:  Prishtina 01 fiton derbin ndaj Liqenit