Prishtina 01 fiton ndeshjen e parë finale, mposht me dramë Liqenin

Pas ekzekutimit të penalltive, Prishtina 01 në fushën vendëse mposhti me 11-10 skuadrën e Liqenit.

Seria e finaleve në futsallin vendor ka filluar sot. Pas një ndeshje shumë të luftuar dhe vërtet dramatike, gjithçka u zgjidh pas ekzekutimit të penalltive, shkruan Futbollikosovar.net.

Kështu, pasi rezultati në kohën e rregullt u mbyll 7-7, nga penalltitë skuadra vendëse arriti që ta arkëtojë fitoren. Prishtina 01 u tregua më e saktë (4-3) nga ekzekutimi i tyre.

Ndeshja e radhës në serinë e finaleve në fjalë do të luhet më 6 qershor në Drenas.

Lexo edhe:  Futsall: Skuadra kosovare nënshkruan me përfaqësuesin e Kolumbisë