Ramadani i hatashëm, lë mbrapa shumë yje të Serie A në një statistikë

Ylber Ramadani e ka nisur siç është më së miri sezonin e ri në Seria me Leccen. Një gjë të tillë e dëshmon edhe statistika e shkallës së angazhimit të tij në fushë.

Ramadani ishte blerja e shumëpërfolur e Lecces, aq më shumë pasi kjo e fundit u privua nga mesfushori më produktiv që kishte, Hojlund.

Megjithatë mungesën e tij në këto tri xhiro nuk e ka lënë që të vërehet shumë mesfushori ferizajas. Ramadani në fakt figuron në mesin e tre futbollistëve që më së shumti ka shënuar kilometra të vrapuara në Serie A gjatë këtyre javëve të para të sezonit të ri, shkruan Futbollikosovar.net.

Para tij janë vetëm Haas me 13,024 km si mesatare të vrapimit në fushë, si dhe Calhanoglu me 12,794 km. Ramadani vjen menjëherë pas tyre me 12,647 km.

Një fillim shumë i mbarë dhe produktiv për mesfushorin e kombëtares kuqezi. Momentum i artë për të me ngjyrat e skuadrës puljeze.