Rikthimi në fushën e blertë me stentë në zemër – rrëfimi rrëqethës i sulmuesit kosovar (Video)

Sfidat e mëdha shëndetësore nuk e ndalën dot Alban Rexhepin që t’iu rikthehej edhe një herë fushës së blertë.

Jo vetëm kaq, por trajneri i tij, ai i Vllaznisë së Pozharanit, Erdin Hashani, e quan edhe si njëlloj transferimi të qëlluar rikthimin e tij të serishëm në futboll dhe në skuadrën përkatëse, duke i lavduar kështu aftësitë e tij teknike. Një rikthim që vjen pas vendosjes së stentës në zemër dhe një pushimi disa kohor të detyrueshëm, i cili erdhi në pajtueshmëri me doktorët që e vëzhgonin gjendjen e tij shëndetësore.

Në një prononcim ekskluziv për “RTV Dukagjinin”, ai tregoi se si kishte ardhur deri te nënvizimi me problem të tillë në zemër dhe se si e kishte përjetuar vetë ai atë.

Ju ftojmë që ta ndiqni videon më poshtë. Një rrëfim frymëzues e rrëqethës që tregon shumë për vullnetin e Rexhepit që ta vazhdojë rrugëtimin në futboll pavarësisht pengesave të mëdha të kaluara.