Rrahmani merr lëvdata nga bashkëlojtari i tij: Tregon se çka i ka lënë përshtypje nga sulmuesi kosovar

Sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani, ka marrë elozhe nga bashkëlojtari i tij te Rapid Bukureshti, Claudiu Petrila, pas paraqitjeve fantastike.

Në intervistën pas ndeshjes, Petrila ka thënë se Rrahmani është një sulmues shumë i mirë, teksa përmendi një veçori të futbollistit, shkruan Futbollikosovar.net.

“Rrahmani është një lojtar shumë i mirë, një sulmues që di të përfitojë nga hapësirat, shpresojmë që të vazhdojë kështu”, tha ai.

Ish-sulmuesi i Ballkanit realizoi dy gola sonte në fitoren me rezultat 4-0 kundër Dinamo Bukureshtit.

Ai po kalon formë fantastike, duke shënuar kësisoj golin e katërt në dy paraqitje në kampionatin rumun.

Lexo edhe:  Albion Rrahmani: Këtu jam lindur e rritur si futbollist, ndjenjë e veçantë të jesh pjesë e Kosovës