Shtyhet ndeshja mes Gjilanit dhe Prishtinës

Është shtyrë ndeshja mes Gjilanit dhe Prishtinës, e vlefshme për xhiron e dytë në Superligën e Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur të martën në mbrëmje nga Komisioni i Garave në Federatën e Futbollit të Kosovës, shkruan futbollikosovar.net.

Komisioni ka aprovuar kërkesën e Gjilanit që për shkak të problemeve organizative dhe me mirëkuptimin e Prishtinës, ndeshja e paraparë të zhvillohet të shtunën më 19 gusht të shtyhet për të hënën më 21 gusht në orën 17:00.

“Skifterat” nuk luajtën as në javën e parë kundër Fushë Kosovës, pasi kërkuan shtyerjen e këtij dueli për kohë të pacaktuar.

Skuadra nga Anamorava nuk po kalon aspak momente të mira që nga largimi i presidentit, Florim Zuka.

Lexo edhe:  Priten ndryshime te SC Gjilani, e thotë Florim Zuka