Siguri në portë, këto janë statistikat e Stivi Frashërit gjatë këtij edicioni

Skuadra e Ballkanit e ka fituar titullin kampion për herë të dytë radhazi në Superligën e Kosovës.

Suharekasit e siguruan trofeun më të çmueshëm të futbollit kosovar javën e kaluar, duke triumfuar ndaj Ferizajt, natyrisht edhe pas humbjes së Dritës nga Malisheva, shkruan Futbollikosovar.net.

Një nga figurat më të rëndësishme të skuadrës së Ballkanit ishte edhe portieri Frashëri me pritjet e tij, duke krijuar siguri nē portën e ekipit të drejtuar nga trajneri Daja.

Në 24 ndeshje sa ka luajtur gjatë këtij sezoni, Frashëri ka pranuar 18 gola, kurse në 11 ndeshje e ka mbajtur portën e paprekur, një statistikë pozitive.

/Futbollikosovar.net/

Lexo edhe:  Ilir Daja: Ferizaj s'e meriton pozicionin aktual në tabelë