Sot fillon seria finale e Play Offit në Futsall

Sot me fillim nga ora 20:00 nis seria finale e Play Offit në futsall.

Prishtina 01 dhe Liqeni do të luftojnë për epitetin e më të mirit në futbollin e sallës në vendin tonë, përcjell Futbollikosovar.net.

Skuadra që shënon dy fitore shpallet kampione, kurse prishtinasit gëzojnë përparësinë e terrenit vendas.

Kujtojmë se sfidën mund ta ndiqni në Art Motion, ndërsa ata që për një arsye ose tjetrën nuk do të jenë para ekraneve, mund të informohen këtu te ne.

Lexo edhe:  Futsall | Kosova U19 shkëlqen ndaj Maqedonisë së Veriut, kualifikohet në “Main Round”