Sot tri skuadra kosovare synojnë kalimin në rrethin e tretë kualifikues të Conference League

Ballkani, Drita dhe Dukagjini luajnë sot ndeshjet e kthimit të rrethin të dytë kualifikues në Conference League.

Kampionët në fuqi të Kosovës nisën në përparësi të madhe për ta siguruar kualifikimin në rrethin e mëtejm. Ballkanit i duhet vetëm ta mbrojë rezultatin bindës 3-0 që korri në “Fadil Vokrri” kundër Larne. Ndeshja e kthimit luhet sot në Belfast me fillim në ora 20:30.

Një ndeshje që ka zgjuar tejet interesim të madh si në Gjilan, ashtu edhe në mbarë vendin, është ajo mes Dritës dhe Plzen, që do të zhvillohet sonte me fillim në ora 20:00. Entuziazmi është rritur veçanërisht pas rezultatit pozitiv që arkëtuan gjilanasit si mysafirë në “Doosan Arena”, duke barazuar 0-0. Sot, ata do t’i presë një sfidë sërish e ndërlikuar, por me shpresën që me ndihmën e “Intelektualëve” dhe të një publiku që llogaritet se do t’i mbushë shkallët e stadiumit “Fadil Vokrri”, t’ia dalë ta kompletojë mrekullinë.

Lexo edhe:  Formacionet zyrtare: Drita - Gjilani

Skuadra tjetër kosovare që do të luajë në ditën e sotme në rrethin e dytë kualifikues të këtij kompeticioni evropian është Dukagjini. Klinasit në qytetin verior kroat do të mundohen që ta befasojnë kundërshtarin, edhe pse gjithçka në letër është kundër tyre, meqë sfidën e parë në terrenin vendës e humbën me rezultat 1-0 dhe për më tepër sot nuk do të mund të llogaritin në kapitenin Merlaku dhe trajnerin Dallkun, për shkak të kartonëve të kuq që morën në aktin e parë. Kjo ndeshje fillon në ora 20:15.