Tabela në Ligën e Parë të vajzave pas xhiros së 14-të

Kategoria e dytë e futbollit kosovar në nivel vajzash, Liga e Parë, po hyn në fazë të nxehtë të sezonit.

Gara për vendin e parë mes Presingut dhe Vizionit po bëhet çdoherë më interesante. Të parët për momentin kanë një epërsi të lehtë në tabelë, por që e cila nuk i bënë të ndihen aspak në pozitë të rehatshme, shkruan Futbollikosovar.net.

Së fundmi u zhvillua edhe xhiro e 14-të, ku ishim dëshmitarë të tri ndeshjeve. Feronikeli humbi në shtëpi kundër Vizionit me rezultat 0-2. Presingu tre pikët e radhës i arkëtoi kundër Intelektualeve si mysafir. Ndërsa në ndeshjen tjetër gjithçka u nda baras pa gola, në atë mes Lirisë dhe 16 Qershorit.

Lexo edhe:  Vetëm një ndeshje u zhvillua sot në Superligën e Femrave, rezultatet dhe tabela në xhiron e 13