Të hënën mësohet kalendari i ndeshjeve për Ligën e Dytë dhe ligat e juniorëve e kadetëve

FFK ka bërë të ditur se të hënën do të bëhet tërheqja e shortit për Ligën e Dytë dhe ligat e grupmoshave të reja si U17 dhe U19.

Sezoni i fundit ishte dramatik në Ligën e Dytë, me tri skuadra që luftuan dhëmbë për dhëmbë për ta arritur vendin e parë. Një sezon i ngjashëm mund të përsëritet edhe në sezonin që po troket.

Kalendari i ndeshjeve do të mësohet të hënën (7 gusht) prej orës 11:00. Kështu njofton Komisioni i Garave pranë FFK-së.

Në njoftimin publik të FFK-së thuhet se në ora 11:15 do të pasojë tërheqja e shortit për Superligën e kadetëve, kurse në ora 11:30 ajo për Superligën e juniorëve. Tek në fund, në ora 11:45 bëhet tërheqja e shortit për Ligën e Parë të juniorëve.

Lexo edhe:  Liga e Dytë - këto ndeshje janë në program për sot