Të premten bëhet tërheqja e shortit për edicionin e ri të garave

Të premten, më 28 korrik, do të mësohen kalendarët e ndeshjeve në dy nivelet më të larta të futbollit në vend.

Pritjes po i vjen fundi. Edicioni i ri i garave së shpejti do të hapë siparin. Kështu, FFK ka njoftuar që këtë të premte do të bëhet edhe tërheqja e shortit për edicionin e ri të garave në Superligë, Ligën e Parë dhe Ligën e Dytë.

Shorti për kalendarin e ndeshjeve në Superligë do të hedhet me fillim në ora 12:00. Për atë në Ligën e Parë, Grupi A, në ora 13:00, kurse për të njëjtën ligë, por Grupi B – në orën 13:30.

Pritet të ketë rivalitet të madh në secilin prej këtyre kampionateve dhe sigurisht që emocionet nuk do të mungojnë.