Trajneri i KFF Mitrovica, Fahredin Duraku: Gati për ta fituar kupën dhe titullin

Sot nga ora 17:00 zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës te vajzat.

Ndeshje kjo që pritet të sjellë rivalitet në fushë, pasi të dyja skuadrat do të luftojnë pët trofeun e rëndësishëm, përcjell Futbollikosovar.net.

Pikërisht para ndeshjes, ka folur edhe tekniku i vashave mitrovicase, Fahredin Duraku.

Duraku, në një prononcim për Mitrosport, ka thënë se si ekip janë më të përgatitur.

Madje, ai pohoi se janë të gatshëm që përveç kupës, ta fitojnë edhe titullin.

“Jemi të përgatitur në çdo aspekt (mental, teknik dhe taktik) duke marrë parasysh se është finalja e kupës dhe besoj do t’i tregojmë vlerat tona në fushë, se jemi kampionë dhe kemi kualitet dhe cilësi që ta fitojmë edhe kupën edhe kampionatin”.

Lexo edhe:  Duraku: Është marre që Prishtina të vijë në këtë gjendje