Vaki e çuditshme: KFF Malisheva u tërhoq nga loja pas një kartoni të kuq, ky është vendimi për ta

Ndeshja KFF Dukagjini – KFF Malisheva nuk shkoi ashtu siç ishte paraparë. Mysafirët u tërhoqën nga fusha të pakënaqur me referim. FFK ka marrë masa për këtë gjë.

Ndeshja e javës së 17-të në kampionatin e vajzave mes KFF Dukagjinit dhe KFF Malishevës prodhoi një ngjarje të pazakont, shkruan Futbollikosovar.net.

Pas ndëshkimit me karton të kuq të futbollistes Albina Berisha në minutën e 37’, trajneri Valmir Krasniqi urdhëroi largimin nga fusha.

Komisioni i Disiplinës pranë FFK-së ka shqyrtuar të gjithë episodin e ndodhur dhe ka dalë me disa konstatime.

KFF ”Malisheva”. Në ndeshjen e javës së 17-të të U17–vajzat KFF “Dukagjini”-KFF “Malisheva“, në min 37 pas ndëshkimit me karton të kuq direkt të lojtares të KFF Malisheva, Albina Berisha, KFF ”Malisheva” tërhiqet nga loja. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.

Lojtarja e KFF ”Malisheva” Albina Berisha. Në ndeshjen e javës së 17-të të U17 –vajzat KFF “Dukagjini”-KFF “Malisheva“, ndëshkohet me karton të kuq direkt. (Fyen gjyqtarin e ndeshjes ). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika d i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Trajneri i KFF ” Malisheva ” , Valmir Krasniqi nr licence B .0015 . Në ndeshjen e javës së 17-të të U17 –vajzat KFF “Dukagjni”-KFF “Malisheva“, në min 37 pas ndëshkimit me karton të kuq direkt të lojtares së KFF Malisheva, Albina Berisha, tërheqet skuadra e tij KFF ”Malisheva” . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 200 euro. Afati i pagesës është 8 (tetë) ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Hapje e procedurës

Zyrtari i KFF “Malisheva“ , Besim Krasniqi . Në ndeshjen e javës së 17-të të U17 –vajzat KFF “Dukagjni”-KFF “Malisheva “ , në min 37 pas ndëshkimit me karton të kuq direkt të lojtares të KFF Malisheva Albina Berisha, tërheq nga loja skuadrën e tij KFF ”Malisheva” . Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga zyrtari KFF “ Malisheva”. Besim Krasniqi. Afati datë: 16.05.2023 ora 13:00. Pazullohet pa të drejtë ushtrimit të detyrës zyrtare deri në kompletimin e lëndës.