Vaki kosovare, Vushtrria ndan rrugët me trajnerin pas xhiros së dytë

Vetëm pas dy xhirove në sezonin e ri të Ligës së Parë, ka ardhur largimi i parë i trajnerit.

Tahir Ademi nuk do të jetë më shef i shtabit teknik të Vushtrrisë, shkruan Futbollikosovar.net.

Siç ka njoftuar klubi, ka qenë vetë Ademi që ka ofruar dorëheqjen pas rezultateve zhgënjyese në fillim të edicionit.

Ky vendim i tij është mirëkuptuar nga ana e drejtuesve të skuadrës dhe me marrëveshje të dyanshme kanë ndërprerë bashkëpunimin.

Nga dy ndeshjet e para, Vushtrria nuk ka arketuar asnjë pikë, duke u mposhtur nga Ramiz Sadiku (1-0) dhe Ulpiana (1-2).

Lexo edhe:  Bajrami: Asgjë nuk ka përfunduar, i kemi edhe 7 finale dhe synojmë ta gëzojmë qytetin e Lipjanit